Planeti ynë aktualisht po përballet me një ndër viruset me fatale të dekadave të fundit, COVID-19, i cili ka ndryshuar rrjedhën normale të jetës së njerëzve.
Aktualisht, siç mtransmeton GSH, numri i rasteve me COVID-19 ka arritur 77,184,964, ndërkohë që numri i viktimave është 1,699,878, në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë.
Sipas të dhënave nga worldometern numri i total i personave të shëruar nga virusi është 54,101,196.
Shtetet të cilat janë prekur më së tepërmi nga koronavirusi dhe kanë shënuar numrin më të lartë të infektimeve dhe viktimave janë SHBA e cila zotëron vendin e parë, duke vijuar me Indin, Brazilin, Rusinë, Francën dhe Britanin e Madhe.
Qeveritë e shteteve kanë ndërmarrë masa të reja anti-COVID me qëllim shmangies e infektimeve gjatë periudhës së festave, të cilat bëhen shpesh shkak për grumbullime masive njerëzish.
Së fundit në Britaninë e Madhe është shfaqur një variant i ri i koronavirusit, i cili ka tronditur opinionin publik dhe ka bërë që shtetet evropiane të alarmohen dhe të marrin masa menjëherë në mënyrë që të shmanget përhapja e tij.