Fjalë Kyçe

Mbi 80 plumba u qëlluan në drejtim të automjetit ku mbeti i vrarë 43-vjeçari nga Shkupi

Mbi 80 plumba u qëlluan në drejtim të automjetit ku mbeti i vrarë 43-vjeçari nga Shkupi

Personi i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Butel të Shkupit është 43-vjeçari Kamer Idrizi, një emër i njohur për policinë si person me precedentë të mëparshëm penal.

I ndjeri ka ndërruar jetë rrugës për në spital si pasojë e plagëve të marra, njofton Alsat-M.

Në makinë me të ka qenë edhe nipi i tij 22-vjecar i cili ka marrë 6 plumba. Ai është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në parkingun në kryqëzimin e bulevardeve Bosnja Herecegovina. Në drejtim të automjetit të 43-vjeçarit janë shtënë më shumë se 80 plumba.

Kamer Idrizi kishte qenë në qendër të mediave vendase në vitin 2019 kur disa persona të maskuar qëlluan në drejtim të tij në një hotel në Shkup.