Fjalë Kyçe

Mbiemri “Peci” u bë shkak pse ministri nuk e votoi bordin e Trepçës në Qeveri

Mbiemri “Peci” u bë shkak pse ministri nuk e votoi bordin e Trepçës në Qeveri

I çuditshëm ishte abstenimi i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci në votimin e bordit të Trepçës.

Por, krejt këtë e ka sqaruar ministri në emisionin ‘Prime Time’, në Kanal10, ku tha se njëri nga anëtarët e propozuar në bord kishte mbiemrin e njëjtë me të, pra Peci, dhe kjo bëri që ai të mos e votoi këtë bord.

‘Prej arsyeve kryesore pse kam abstenuar është se njëri prej anëtarëve të bordit ka pasë mbiemrin që e mbaj edhe unë, dhe për me mujt mi ike thjeshtë këtij precesionin që unë kam pasë ndonjë ndikim ose gisht në vendosjen e emrit në fjalë unë mendova se është më objektive dhe më parimore që unë të abstenoi në një rast të tillë”, tha Peci.