Në kalendarin e takimeve, sot janë paraparë dy mbledhje të komisioneve parlamentare.
Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike sot do të mbaj mbledhje.
Në këtë mbledhje e cila nis në ora 13:00, do të raportojë ministrja, Dhurata Hoxha.
Ndërsa, Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale mban mbledhjen në ora 11:00.
Anëtarët e këtij komisioni do të takohen me Ilirjana Bajraktari eksperte e sistemeve dhe politikave shëndetësore ku do të diskutohet për politikat shëndetësore në nivel vendi.