Fjalë Kyçe

Mblidhet Komisioni Parlamentar për Shëndetësi, diskutohet për masat në lidhje me gjendjen me pandeminë

Mblidhet Komisioni Parlamentar për Shëndetësi, diskutohet për masat në lidhje me gjendjen me pandeminë

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mbajti sot mbledhjen përmbyllëse të sesionit pranveror.

Një nga temat kryesore që është trajtuar në këtë komision është situata aktuale epidemiologjike.

Kryetarja e këtij komisioni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se në mbledhjen e sotme kanë diskutuar edhe për masat që po ndërmerren nga ana qe Qeverisë së Kosovë në lidhje me gjendjen me pandeminë.

“Takim i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Një ndër temat kryesore që u trajtua në komision sot, është situata aktuale epidemiologjike në vend dhe masat që po ndërmerren nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar në Facebook.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 888 raste të reja me COVID-19.