Fjalë Kyçe

Mblidhet Komisioni për të Drejtat e Njeriut, pritet plotësim-ndryshimi i disa ligjeve

Mblidhet Komisioni për të Drejtat e Njeriut, pritet plotësim-ndryshimi i disa ligjeve

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka shqyrtuar draft-planin e punës sё Komisionit për vitin 2021.

Anëtarja e komisionit nga VV-ja, Saranda Bogujevci ka paraqitur disa propozime para anëtarëve të tjerë.

“I pari është Projektligji për Peticione, pastaj problematikat rreth Projektligjit për Avokatin e Popullit. Ta marrim shembull plotësimin ndryshimin e zgjedhjes së zëvendës avokatëve dhe Avokatit të Popullit, me këtë ndryshohet edhe rregullorja”, ka deklaruar ajo.

Kryetarja e Komisionit, Dude Balje tha se duhet të konsultohen të gjitha institucioneve që implikohen me këto fusha, raporton EO.

Ndërsa, deputetja e VV-së, Tinka Kurti ka kërkuar që të ndryshohet emri i Komisionit dhe të dërgohet në kryesi për miratim.