Fjalë Kyçe

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, a do të ketë seancë të jashtëzakonshme?

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot në ora 10:00, ku pikë e rendit të ditës është shqyrtimi i kërkesës së 40 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme në lidhje me rastet e fundit të abuzimeve seksuale, shkruan Gazeta Alo.

“Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare. Në rend dite është shqyrtimi i kërkesës së 40 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme në lidhje me rastet e fundit të abuzimeve seksuale”, thuhet në njoftimin e Kuvendit./Gazeta Alo/