Fjalë Kyçe

Mblidhet kryesia e LDK-së por s’përmendet emri i kandidatit për kryeministër

Mblidhet kryesia e LDK-së por s’përmendet emri i kandidatit për kryeministër

Një ditë para mbajtjes së Këshillit të Përgjithshëm, LDK-ja ka mbledhur kryesinë e vjetër për të diskutuar mbi situatën politike në vend dhe organizimin për zgjedhje të parakohshme.

Megjithëse u raportua se në këtë takim do të propozohen emirat për kryesinë e re, nënkryetarët e partisë dhe të kandidatit për kryeministër, kjo u mohua nga zëdhënësi Besian Mustafa.

Ai në një prononcim për media tha se të vetmet pika që janë diskutuar në kryesinë e LDK-së janë shpërndarja e Kuvendit të Kosovës që pritët të ndodhë me 22 gusht dhe përgatitjet për zgjedhje të reja, raporton KosovaPress.

LDK-ja të shtunën e 3 gushtit ka mbajtur Kuvendit Zgjedhor ku Isa Mustafa u rizgjodh për herë të tretë krye të këtij subjekti politik.