Mërgim Vojvoda ka shënuar gol të bukur në Belgjikë në fitoren 3-0 të Royal Excel Mouscron ndaj Sporting Charleroi
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, e ka gjetur rrugën drejt portës në ndeshjen e tretë të Royal Excel Mouscron për vitin 2019, raporton Gazeta Express.
24-vjecari ka realizuar gol në fitoren prej 3-0 të Royal Excel Mouscron ndaj Sporting Charleroi.
Mbrojtësi i Kosovës zhbllokoi rezultatin në minutën e 38’ me një gol të bukur nga distanca, i realizuar edhe me ndihëm e kundërshtarit për shkak të devijimit.
Pas kësaj fitore, Royal Excel Mouscron ka shkuar në kuotën e 26 pikëve dhe gjendet në pozitën e 11.
Ky ishte goli i parë për Vojvodën këtë edicion, teksa ka dhuruar edhe një asistim.