Fjalë Kyçe

Mbrojtja e Gucatit: Aktgjykimi i sotshëm është i gabuar, do të ushtrojmë ankesë kundër dënimit

Mbrojtja e Gucatit: Aktgjykimi i sotshëm është i gabuar, do të ushtrojmë ankesë kundër dënimit

Ekipi i mbrojtjes së Hysni Gucatit, ish-kryetarit të Organizatës së Veteranëvë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka dalë më një reagim për vendimin e sotëm të Gjykatës së Specializuar të Hagës për dënimin me burgim të tij dhe të Nasim Haradinaj, ish-nënkryetarit të OVL UÇK-së.

Në këtë njoftim thuhet se aktgjykimi i sotshëm është i gabuar dhe se ata do të apelojnë që ta përmbysin atë.

“Për më tepër, ne e ndajmë mendimin se dënimi i shqiptuar është dukshëm i tepërt dhe përtej ndonjë dënimi të shqiptuar më përpara në ndonjë tjetër rast të krahasueshëm. Ne po ashtu do të ushtrojmë ankesë kundër dënimit”.

“Në varësi të këtyre ankesave, pasoja e aktgjykimit fajësues dhe e dënimit të shqiptuar është se Zotri Gucati me gjasë do të ngelet në burg derisa prokuroria të mbyllë rastet e tyre për të gjitha aktakuzat tjera aktualisht në Dhomat e Specializuara. Është aksiomatike që dënimi duhet të jetë proporcional me sjelljen e të akuzuarit dhe të mos llogaritet me referenca të orareve të rasteve tjera”.

“Populli i Kosovës e njeh historinë e vet. Ne nuk do të lejojmë që të rishkruhet historia. Akgjykimi i sotëm nuk është fillimi i fundit, ky është vetëm fundi i një fillimi”, thuhet në njoftim.