Fjalë Kyçe

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së i quan të fabrikuara provat nga Serbia

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së i quan të fabrikuara provat nga Serbia

Mbrojtja e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi ka kërkuar që provat që vijnë nga Serbia të futen të konsiderohen në bazë të rregullit 103 për provat shfajësuese.

Ata e kanë përmendur përsëri rastin “Panda” si ilustrim i kapacitetit të Serbisë për të manipuluar me faktet.

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka kërkuar që të gjitha këto prova të merren si shfajësuese.

Ngjashëm është shprehur edhe avokati i Thaçit që i ka quajtur provat e dërguara nga institucionet e Serbisë fabrikime.