Fjalë Kyçe

Mbushi veturën me derivate me para të shtetit, një muaj paraburgim ndaj zyrtarit

Mbushi veturën me derivate me para të shtetit, një muaj paraburgim ndaj zyrtarit

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e prokurorisë në këtë qytet duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit V. B.

Sipas kësaj gjykate, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në cilësinë e zyrtarit të Komunës së Kllokotit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka përvetësuar pasurinë e cila i është besuar, duke shkuar në pompën e benzinës “Tina Petroll” në Kllokot, duke kërkuar që në dëftesë të evidentohet që ka marrë 70 litra karburantë, e në realitet ka marrë 60 litra me veturë zyrtare.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.