Fjalë Kyçe

Mbyllen edhe çerdhet, zv.ministrja tregon pse nuk po zhvillohet mësimi online

Mbyllen edhe çerdhet, zv.ministrja tregon pse nuk po zhvillohet mësimi online

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku Bërdyna, kanë konfirmuar shtyrjen për më 26 shtator të fillimit të mësimit për nivelin parauniversitar.

Studentët në mënyrë që t’u mundësohet regjistrimi në konvikt duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë certifikata e vaksinimit ose testet për COVID-19.E pyetur nga KALLXO.com pse nuk po fillon mbajtja e mësimit online, zëvendësministrja e Arsimit tha se mësimi online është një nga skenarët e detajuar në udhëzues.“Megjithatë, bazuar në të gjitha trendet dhe strategjitë botërore, të gjitha po konstatojnë që rikthimi të jetë në shkolla me prani fizike. Kjo për arsye se humbjet mësimore që pandemia ka shkaktuar në kohën e kaluar janë të mëdha dhe efektet e saj do të kenë dëme negative për shumë vite me radhë.
Prandaj synimi ynë mbetet që rikthimi të jetë në shkolla por ky rikthim të jetë i sigurt”, tha zëvendësministrja e Arsimit Edona Maloku Bërdyna.