Fjalë Kyçe

Mbyllen për qarkullim tri rrugë në Prishtinë

Mbyllen për qarkullim tri rrugë në Prishtinë

Ende po vazhdojnë punët nëpër disa rrugë të kryeqytetit të Kosovës për çka po krijohen edhe tollovi në trafik.

E për shkak të punimeve, prej sot (07:30) e deri të shtunën në orën 18:00, do të mbyllen për qarkullim tri rrugë në Prishtinë.

Rruga “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Karl Gega” do të jenë të bllokuara.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se tashmë po bëhen punimet në shtresën finale të asfaltimit.

“Për shkak të punimeve të shtresës finale të asfaltit, rrugët “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashe Tepelena” dhe “Karl Gega” do të mbyllen për qarkullim, prej ditës se premte, 23 tetor nga ora 07:30 deri të shtunën, 24 tetor në orën 18:00. Ju lusim që qarkullimin e juaj të e planifikoni bazuar në këtë njoftim dhe që gjate kësaj kohe të i shfrytëzoni rrugët alternative. Ju faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftimin e komunës.