Fjalë Kyçe

Mbyllen pesë lokale në Ferizaj dhe gjobiten mbi 700 qytetarë për mosrespektim të masave Anti-COVID-19

Mbyllen pesë lokale në Ferizaj dhe gjobiten mbi 700 qytetarë për mosrespektim të masave Anti-COVID-19

Për shtatë ditë, Policia e Kosovës për Rajonin e Ferizajt ka shqiptuar 767 gjoba për mosrespektim të masave antCOVID-19 dhe ka mbyllur pesë lokale. Kështu ka njoftuar Drejtoria e Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt.

Nga kjo drejtori kanë bërë thirrje që të respektohen masat e marra nga institucionet shtetërore e shëndetësore për parandalimin e përhapjes së virusit Korona.

“Gjatë javës së fundit (07-14 Prill 2021) , bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me respektimin e masave mbrojtëse për Covid 19, njësitet policore të DRP Ferizaj në bashkëpunim me inspektorët komunal janë angazhuar maksimalisht nëpër qendrat tregtare, kafiteritë dhe lokacionet tjera më të frekuentuara nga qytetarët”, thuhet në komunikatën për media

“Këto masa po respektohen nga shumica e qytetarëve të cilët edhe i falënderojmë, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe nga ana e zyrtarëve policorë gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 767 tiketa ndaj personave të cilët nuk i kanë respektuar këto masa të parapara me ligjin 07/L-006, janë mbyllur 5 lokale, si dhe janë dhënë 212 vërejtje policore. Apelojmë tek qytetarët që ti respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe familjarëve të tyre. Policia e Kosovës do të vazhdoj me përmbushjen e detyrave të saj dhe në çdo kohë dhe çdo vend ku do të hasen personat të cilët nuk i respektojnë masat, ndaj tyre do të veprohet sipas ligjit në fuqi”, thuhet ndër të tjerash në komunikatën e PK-së