Kanë përfunduar tri ndeshjet e 1/8 të finales së Kupës së Kosovës, ndërsa ndeshja Besa – Vëllaznimi ka shkuar në vazhdime pasi koha e rregullt u mbyll pa gola.
Padyshim, vëmendja ishte në rrafshin e Dukagjinit, ku u zhvilluan dy ndeshjet më interesante të këtij rrethi.
Prishtina ka arritur të mposhtë skuadrën e Lirisë më lehtë ngaqë është pritur me rezultat 0:4. Golat për Prishtinën i shënuan Meriton Korenica, Ergyn Ahmeti dhe Basid Khalid.
Ferizaj arriti të kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Kosovës, pas fitores së arritur ndaj Fushë Kosovës me rezultat 1:2. Gola e në këtë ndeshje i shnëuan Mirad Idrizi dhe Qëndrim Dautaj, për Ferizajn
Në Gjilan u shënuan gjithsej 8 gola, ku Drita arriti të triumfojë ndaj Minatorit me rezultat 5:3. Të parët shënuan mysafirët, mirëpo Drita arriti të përmbys rezultatin dhe në fund të fitoj me një rezultat goxha të thellë.
Ndeshja e vetme e cila nuk pati fitues në 90 minutat e rregullt ishte ajo mes dy skuadrave të Ligës së Parë, Besës dhe Vëllaznimit. Besa ishte ajo që kishte më shumë nga loja mirëpo, skuadra pejane nuk arriti të shënoi të paktën një gol për tu kualifikuar, raporton ksp.
Ndërkaq, nesër do të zhvillohen edhe katër ndeshjet tjera, ku do të përballen: Kika – Istogu, Dukagjini – Feronikeli, Ballkani – Gjilani, Trepça 89 – Flamurtari.