Fjalë Kyçe

‘Mbyllet’ Gjykata Speciale, asnjë informacion për të ftuarit

‘Mbyllet’ Gjykata Speciale, asnjë informacion për të ftuarit

Zyra e Prokurorisë së Specializuar (SPO), nuk ka dhënë asnjë informacion se kur do të fillojë intervistimi i personave të ftuar nga Gjykata Speciale.

Në media u raportua se gjatë ditës së sotme disa të ftuar nga Gjykata Speciale do të udhëtojnë për në Hagë mirëpo, për lajmi.net, Christopher Bennet, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Prokurorisë, ka thënë se Zyra e Prokurorisë së Specializuar (SPO), nuk jep informacione të tilla.

Sipas tij, SPO në asnjë moment nuk ka dhënë detaje të tilla dhe se të gjitha këto janë dhënë nga avokatët e personave të ftuar nga Gjykata Speciale.

“SPO është i vetëdijshëm për raportet e mediave dhe spekulimet. Megjithatë, SPO nuk ka thënë asgjë për këtë çështje, pasi SPO nuk diskuton statusin e hetimeve të tij apo çështjeve operacionale”, ka deklaruar Bennet.

I pyetur se kur do të fillojë procesi i intervistimit të personave të ftuar nga Gjykata Speciale, Bennet po ashtu nuk ka dhënë informacione konkrete, por ka thënë se SPO-ja autoritetin që të ftojë personat dhe të mbledh informacione.

“SPO-ja ka autoritetin, ndër të tjera, që të kërkojë praninë dhe pyetjen e të dyshuarve, viktimave dhe dëshmitarëve, nëse është e nevojshme, duke thirrur këta persona; të mbledhë dhe të shqyrtojë informacionet dhe provat; dhe të marrë vendime për fillimin, si dhe vazhdimin ose përfundimin e procedimeve penale”, ka deklaruar Bennet.