Fjalë Kyçe

Mbyllet rruga për qarkullim në Mitrovicën e Veriut, ekipet e deminimit në vend të ngjarjes

Mbyllet rruga për qarkullim në Mitrovicën e Veriut, ekipet e deminimit në vend të ngjarjes

Policia e Kosovës dhe EULEX te zyrat e KQZ-së në veri të Mitrovicës ku u raportuan shpërthime

Policia e Kosovës dhe EULEX-i janë në vendin e ngjarjes në Mitrovicë të Veriut, aty ky dyshohet që sot gjatë ditës pati shpërthime disa herë.

Shpërthimet dyshohet se kanë ndodhur afër zyrës së Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

Policia e Kosovës ka vendosur shirita tek zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor të Veriut të Mitrovicës.

Shpërthime në veri kanë ndodhur përgjatë të martës së 6 dhjetorit, tek zyrat e lartcekura, Tre Rrokaqiejt dhe njëherit, edhe tek Kodra e Minatorëve.

Policia e Kosovës njoftoi më herët të martën se nga shpërthimet, nuk pati të lënduar.

Telegrafi ka siguruar disa foto nga vendi i ngjarjes ku shihet madje edhe një bombë dore e pashpërthyer.