Fjalë Kyçe

Mbytet 29 vjeçari në plazhin e Vlorës

Mbytet 29 vjeçari në plazhin e Vlorës

Një 29-vjeçar është mbytur në plazhin e Zvërnecit. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite, ndërsa mësohet se i riu ka vdekur rrugës për në spital.

Rojet bregdetare i kanë dhënë ndihëm e parë 29-vjeçarit, por nuk kanë mundur ta shpëtojnë.

“Rreth orës 16:56, në plazhin e Zvërnecit, dyshohet se është mbytur në det 29 vjeçari Robert Duraj nga fshati Peshtan i Fierit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.