Fjalë Kyçe

Mbytet me thikë 22 vjeçari shqiptar në Angli

Mbytet me thikë 22 vjeçari shqiptar në Angli

Një shqiptar ka vdekur si pasojë e përleshjeve me thika në Britaninë e Madhe.

Sipas raportimit të BBC, bëhet fjalë për 22-vjeçarin, Armend Xhika, i cili ka vdekur në spital pas plagëve të marra.

Ai është goditur me thikë pas një përleshje që ka Earl Marshal Road, Burngreave, mëngjesin e së enjtes, më datë 13 maj.

Viktima është identifikuar nga Policia e Yorkshire.

Si pasojë e ngjarjes i plagosur ka mbetur edhe një 20 vjeçar.

Deri më tani janë arrestuar tre persona. Një 30 vjeçar, i cili u akuzua për vrasje, por që më pas është lënë i lirë për t’u hetuar.

Në pranga janë vënë edhe një 20 vjeçar, cili akuzohet për plagosje të rëndë po ashtu edhe një vajze iu vunë prangat nën akuzën se ka ndihmuar autorin e plagosjes, raporton BBC