Një person i cili dyshohet të jetë nga Kosova, është gjetur sot i vdekur në plazhin e Durrësit nga Policia e Kufirit, transmeton Gazeta Metro.
Mësohet se viktima është gjetur i mbytur në largësi 1.5 milje nga stacioni i Hekurudhave.
Ai i përket moshës rreth 60 vjeç.
Dyshohet se i përket një pushuesi nga Kosova, ndërsa në trupin e të tij nuk ka mjet identifikimi.
Policia kufitare ka nxjerrë në breg kufomën dhe aktualisht po dërgohet në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës.