Një 78-vjeçar është mbytur në zonën e Kunës, në detin e Shëngjinit. Ky po cilësohet si rasti i parë tragjik në brigjet e Shqipërisë ende pa nisur zyrtarisht sezoni veror.
Topchannel bën të ditur se trupi i viktimës është gjetur në orën 15:30 ndërsa dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
Sivjet Shqipëria ka hapur më herët sezonin turistik dhe pret një vit më të bujshëm sesa vitin e kaluar që ishte përballur me masat restrikive si pasojë e pandemisë.