Fjalë Kyçe

McAllister jep fjalë të mëdha për liberalizimin e vizave

McAllister jep fjalë të mëdha për liberalizimin e vizave

Parlamenti Europian do të vazhdojë ta mëbshtesë Kosovën dhe qytetarët e saj për liberalizimin e vizave.

Kështu ka thënë në një konferencë për media pas takimit që kishte me zv.kryeministrin e Kosovës Envver Hoxhaj, kryesuesi i delegacionit të Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, shkruan Gazeta Alo.

David McAllister, tha në takim kanë biseduar edhe për dialogun me Serbinë.

“Ne kemi diskutuar rreth procesit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë McAllister .

Ai ka thënë se kanë diskutuar edhe për liberalizimin e vizave.

“Ne po ashtu kemi diskutuar për çështjen e liberalizimit të vizave dhe dëshirojmë t’i sigurojmë qytetarët se Parlamenti Europian është partner i Kosovës dhe do të vazhdojë ta mbështes atë në këtë aspekt”./Gazeta Alo/