Fjalë Kyçe

Me 14 euro në muaj të gjashtë linjat e Trafikut Urban në kryeqytet

Me 14 euro në muaj të gjashtë linjat e Trafikut Urban në kryeqytet

14 euro kushton një biletë mujore e Trafikut Urban në Prishtinë për gjashtë linjat me të cilat operon kjo ndërmarrje në kryeqytet.

Sipas një njoftimi nga komuna e Prishtinës, çmimi për biletën mujore për linjat 1, 3, 3C, 4, 7C dhe 15 është 12 euro në muaj për nxënës dhe studentë, ndërsa 14 euro në muaj si çmim i rregullt për qytetarë.

“Kjo biletë mund të përdoret në të gjitha linjat e TRAFIKUT URBAN (në të gjithë autobusët tanë) – pa kufizime. Linjat e NPK ‘Trafiku Urban’ janë: 1, 3, 3C, 4, 7C dhe Linja 15”, thuhet në një njoftim të Trafikut Urban.

Biletat mund të blihen në:

  1. A) Kioska me logo Trafiku Urban, prapa Objektit të Komunës (tek “Plepat”), orari i punës e hënë – e premte 07:00 – 20:00. Të shtuneve: 09:0 – 13:0
  2. B) Kioska me logo Trafiku Urban, në lagjen Kodra e Diellit, tek ”Banesat e Bardha”, çdo ditë (e hënë – e diel) sipas orarit të punës 06:00 – 22:00.