Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka marrë vendim se që ligjeratat të fillojnë me prezencë fizike duke filluar nga 15 tetor.
Procesi mësimor, respektivisht ligjëratat, do të zhvillohen duke respektuar udhëzuesit përkatës, me kusht që numri i studentëve në një klasë të mundësojë në mënyrë rigoroze mbajtjen e distancës prej 1.5 metra në mes të personave.
Në rastet e caktuara dhe për të respektuar distancën prej 1.5 metra, ligjëratat do të organizohen në dy grupe të studentëve: Orët e mësimit në dy grupe – ora e parë 40 minuta grupi i parë i studentëve; ora e dytë 40 minuta grupi i dytë i studentëve. Në mes të dy orëve do të mundësohen 10 minuta për ndërrimin e studentëve. Në raste tjera dhe varësisht edhe vendimeve të qeverisë, do të mundësohen edhe orët hibride dhe online.