Fjalë Kyçe

Më 22 shtator rifillon puna në ambulancat specialistike

Më 22 shtator rifillon puna në ambulancat specialistike

Më 22 shtator do të rifilloj puna në ambulancat specialistike. Kështu është bërë e ditur nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Në njoftim ShSKUK thotë se rifillimi i ambulancave specialistike po bëhet pas rënies së numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton se nga data 22 shtator 2021 ( e mërkurë), do të rikthehet puna në ambulanca specialistike , për shkak të rënies së numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19”, ka njoftuar ShSKUK.

Ndërkohë që sot janë liruar edhe hapësirat e klinikave interne.

“Poashtu, nga dita e sotme, 20 shtator 2021, hapësirat e klinikave interne janë liruar, më nuk ka pacientë me COVID-19. Pritet që pas dezinfektimit të hapësirave klinikat të kthehen në hapësirat e tyre”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.