Fjalë Kyçe

Më 9 qershor mbahet konferenca përgatitore për gjykim në rastin e Salih Mustafës

Më 9 qershor mbahet konferenca përgatitore për gjykim në rastin e Salih Mustafës

Më 9 qershor do të mbahet konferenca përgatitore për gjykim në rastin e Salih Mustafës, njëri nga ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llap.

Konferenca pritet të filloj në orën 09:30.

Kjo u bë e ditur nëpërmjet një njoftimi nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës.

Konferencë lidhur me rastin pritet të ketë edhe më 10 dhe 11 qershor.

Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor, ndërsa ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në Hagë.

Më 28 shtator, ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa u paraqit para gjykatësit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou.

Aktakuza e ngarkon Mustafën me “përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare”.