Fjalë Kyçe

‘Më fal’ i thotë babai djalit që po e përcillte për Gjermani

‘Më fal’ i thotë babai djalit që po e përcillte për Gjermani

Ikja e të rinjve nga Kosova është shpeshtuar gjatë ditëve të fundit. Krejt kjo si pasojë e perspektivës ekonomike në vend.

Besar Kabashi, nga Korisha e Prizrenit, ka lëshuar sot Kosovën, shkruan IndeksOnline. Të shtunën në mesditë ai është përgatitur dhe ka marrë rrugën drejt kurbetit, sikur shumica e të rinjëve në vend.

Afrimi, babai i Besarit, përmes një njoftimi, është shprehur i pikëlluar për ndarjen me të birin. Kabashi ka shkruar se asnjëherë nuk ka menduar që do të ketë këso lloj ndarje me të.

Madje ai, i kërkoj falje djalit duke iu drejtuar “ më fal në qoftëse nuk kam mundur t’i plotësoj kushtet e të mos kishim nevojë për këtë”.

“Eu Besi Euuu… Edhe ti ….. Kurrë nuk e kam menduar më parë se do të kemi këso ndarje! Më fal në qoftëse nuk kam mundur ti plotësoj kushtet e të mos kishim nevojë për këtë.

Ju bashkangjite gjeneratës sate. Rrugë të mbarë e të priftë shëndeti Biri Im .

“BABI“”, ka shkruar Afrim Kabashi.

Një banor nga Prizreni për IndeksOnline ka treguar se mbi 60% e të rinjëve nga larguar nga vendbanimi Korishë, në komunën e Prizrenit./IndeksOnline