Fjalë Kyçe

Me këtë foto Afërdita Dreshaj tregon se ka filluar ti vërehet barku

Me këtë foto Afërdita Dreshaj tregon se ka filluar ti vërehet barku

Afërdita Dreshaj është modelja e njohur kosovare e cila vazhdon të ketë vëmendje sikur në fillimet e para të karrierës apo edhe më shumë.

Ajo është martuar me hokeistin çek Jakub Kindl ku tani kanë konfirmuar se po bëhen prindër për herë të parë, shkruan “Kosovarja”.

Ndonëse është në muajin e 5-të të shtatzënisë por barku i saj nuk lë këtë përshtypje.

Madje shumë njerëz e kanë të vështirë ta bësojnë se modelja është shtatzënë, as burri saj si kishte besuar në fillim.

Por, ajo ka dëshmuar të kundërtën. Në një foto të postuar nga modelja ku ka mbajtur dorën tek barku shihet barku më i rritur.