Fjalë Kyçe

Me këtë veshje Gresa ia shton hijëshinë Prizrenit

Me këtë veshje Gresa ia shton hijëshinë Prizrenit

Gresa Behluli ka vite që është pjesë e skenës muzikore, projektet e të cilës janë pritur mirë nga publiku, duke arritur kështu të jetë një këngëtare e suksesshme.

Përveç këngëve që ka realizuar ndër vite, Gresën është e angazhuar edhe në mbrëmje të ndryshme muzikore e ahengje familjar, shkruan Kosovarja.

Një biondinë e këndshme me një trup modeleje, ajo shpesh krahasohet me kukullat Barbie.

Në familje Gresa është e vetmja biondinë duke u dalluar edhe nga motrat e saj të cilat preferojnë të mbesin brune.

Këngëtarën në shumicën e rasteve e shohim elegante, por nuk e ka problem ti provojë edhe stilet e tjera të veshjes.

Kurse dje ajo ka kaluar një ditë të bukur në Prizren nga ku paraqitet me shumë stil. Me një kombinim të tillë dhe një fotografi të këndshmë Gresa ia ka shtuar hijëshinë Prizrenit.