Fjalë Kyçe

Me lot në sy, Beatrix reagon për situatën pas ‘BBV’: Nuk do të hesht më, ndaloni bullizimin

Me lot në sy, Beatrix reagon për situatën pas ‘BBV’: Nuk do të hesht më, ndaloni bullizimin

Këngëtarja Beatrix Ramosaj, ka publikuar pak më parë një video në “Instagram” ku ka komentuar të gjithë presionin psikologjik që po përjeton që nga dalja e ‘Big Brother Vip’.

Ajo mes lotësh i bëri thirrje të gjithëve të ndalonin me bullizimin.

“Kjo video është për të gjithë personat aty jashtë ku bashkë me mua kanë vuajtur nga bullizmi. Unë zgjodha të hesht duke menduar që e gjithë kjo ishte pasojë e pjesëmarrjes në një program ku jeta private bëhet publike, por ASGJË nuk është nje justifikim për Cyber Bullying. Unë nuk e meritoj, ti nuk e meriton, prandaj mos u nënshtro! Le të jetë ky një mesazh force që ti nuk je vetëm, por jemi bashkë. Duke i dhënë dorën e duke përkrahur njëri-tjetrin ta bëjmë këtë një botë më të mirë”, shkruan ajo në postimin që ka ndarë.