Fjalë Kyçe

Me lot në sy, Offset i kërkon Cardi B t’i rikthehet

Me lot në sy, Offset i kërkon Cardi B t’i rikthehet

Drama mes Cardi B dhe Offset nuk ka të përfunduar.
Offset dhe Cardi B i kanë dhënë fund lidhjes, por reperi është pënduar dhe tani kërkon nga ish-partnerja e tij që t’i rikthehet sërish, shkruan lajmi.net.

Përmes një videoje të publikuar në profilin e tij në Instagram, Offset i kërkon publikisht falje reperes për të bëmat në të kaluarën.

“Kam marrë pjesë në një aktivitet në të cilin nuk është dashur të isha dhe kërkoj falje. E di se çfarë po them? Kërkoj falje që ta theva zemrën, që u bëra egoist dhe që isha një bashkëshort krejt lëmsh. Dua që ta kaloj tërë jetën time me ty. Kërkoj falje dhe më vjen keq për atë që ta kam bërë. Nuk kam bërë seks me atë vajzë, të dua dhe shpresoj të më falësh. Dëshira ime e ditëlindjes është që të ju kem juve sërish”, , thotë Offset me lot në sy.

Ky nuk është tentimi i parë për ribashkim i Offset, pasi edhe ditë më parë bëri një veprim të ngjashëm në rrjete sociale.