Fjalë Kyçe

Më në fund: Greta Koçi pranon se është në lidhje dashurie

Më në fund: Greta Koçi pranon se është në lidhje dashurie

Më në fund Greta Koçi ka folur për jetën e saj private duke pranuar se është në një lidhje dashurie.

Këngëtarja e njohur së fundmi ka qenë e ftuar tek emisioni “Rudina”, ku veç projektit të fundit “Lum kush m’ka” ka folur edhe për jetën e saj jashtë muzikës.

Ishte prezantues Rudina e cila i tha që sipas parashikueses së shenjave të horoskopit Meri, shenja e Peshores këtë vit duhet të vendosë për jetën e dashurisë.

“Varej nga ty tha Meri. Se je ti ajo që nuk pranon dhe refuzon. Por këtë vit duhet të vendosësh”, tha Rudina gjatë intervistës.

“Këtë vit besoj që jemi në ujëra të mirë”, u përgjigj Greta duke e bërë për herë të parë publike romancën.

Ndryshe, ditë më parë Greta lansoj këngën e ripërpunuar “Lum kush m’ka”.