Fjalë Kyçe

Me një dedikim prekës Fiona kujton nënën e ndjerë

Me një dedikim prekës Fiona kujton nënën e ndjerë

Fiona Gllavica ka emocionuar të gjithë me postimin e bërë.

Sot nëna e ndjerë e aktores do të festonte ditëlindjen, dhe Fiona i kushtoi një dedikim shumë prekës, duke ndarë edhe dy foto të nënës së saj, në Instagram.

“Nana sot ka ditëlindjen.

Me zbardhje të mëngjesit u mbështolla me dëshirën e të pasurit nanën afër vetes, e vura ruzë mbi qafë kujtimin e saj, e hapa sirtarin brenda zemrës ku po e ruaj tash e vite ngrohtë kujtimin e saj.

Vitet s’janë të njëjta pa nanën, mungesa e saj është e pazëvendësueshme, e pa përshkrueshme dhe e pa matshme.

Urime ditëlindja engjulli im, qirinjtë e ditëlindjes sot do t’i ndezë për shpirtin tënd të bardhë duke e shpresuar takimin tonë të ardhshëm në amshimin e dritës”, shkruan ajo në postimin e bërë.

Kujtojmë se muaj më parë aktorja Fiona është bërë vetë nënë me lindjen e Lekës.

https://www.instagram.com/p/CDvcrq6HpLX/?utm_source=ig_embed