Fjalë Kyçe

Me një foto të vjetër, Rita Ora kujton gjyshin, Besim Sahatçiu

Me një foto të vjetër, Rita Ora kujton gjyshin, Besim Sahatçiu

Rita Ora publikoi një foto të rrallë të gjyshit të saj.

Rita Ora ka ndarë me miliona ndjekësit e saj një fotografi të gjyshit të saj, Besim Sahatçiu, shkruan lajmi.net.

Fotografia ishte shkrepur kur Sahatçiu punonte si regjisor filmi, ndërsa këngëtarja e kujton me krenari.

“Ky është gjyshi im. Një regjisor mahnitës i filmit, me atë cigaren e tij në dorë, çfarë legjende”, ka shkruar Rita.

Për ndryshe, Rita në pothuajse secilën intervistë të saj ka deklaruar se kurdo që ka mundësi viziton Kosovën.

“How to be lonely”, mban titullin projekti i fundit muzikor nga Rita, e cila aktualisht është vetizoluar në Londër.