Fjalë Kyçe

Me orën e Mozzik-ut, lirisht mund të blihet një banesë në Fushë Kosovë

Me orën e Mozzik-ut, lirisht mund të blihet një banesë në Fushë Kosovë

Duke qenë se ka vite që është pjesë në estradën shqiptare, edhe të ardhurat nga muzika për reperin Mozzik janë të majme, ku të shumta janë ato që ai mban në vende të ndryshme të botës.

Krahas muzikës, Mozzik një përkushtim të madh ka treguar edhe në stilin e veshjes.

Së fundmi, ai ka mbajtur koncert në Londër ku të shumtë ishin adhuruesit e muzikës së tij që u argëtuan me këngët e reperit.

Me një veshje mjaft të veçantë, Mozzik tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e tij.

Faqja e njohur në Instagram “Shqip Closet”, ka publikuar çmimet për çdo veshje të Mozzikut në këtë paraqitje.

Ajo që bie në sy është ora e njohur e markës “Rolex”, e cila kap vlerën e 31,900 euro./Reporteri.net