Fjalë Kyçe

Më pak pritje në dalje në kufirin në Merdar

Më pak pritje në dalje në kufirin në Merdar

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se janë reduktuar pritjet për dalje në vendkalimet kufitare të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Nga gati 8 orë sa prisnin mëngjesin e sotshëm qytetarët për të dalë jashtë Kosovës, tani në Merdare pritjet janë deri në dy orë e gjysmë.

Në ndërkohë në pikën kufitare në Jarinje pritjet janë deri në 3 orë.

Deri në tri orë qytetarët po presin për të dalë nga Kosova edhe në Mutivodë dhe tek Dheu i Bardhë.