Fjalë Kyçe

Më pak raste me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, por situata mbetet ende shqetësuese

Më pak raste me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, por situata mbetet ende shqetësuese

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 2 viktima si pasojë e COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 740 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i MSH-së:

#Bashkëiadalim 16 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 5.646 testime, 740 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 48 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.157.

Në total numri i rasteve aktive është 8.544.