Fjalë Kyçe

Më pak se 100 pacientë me Covid-19 në spitalet e Kosovës

Më pak se 100 pacientë me Covid-19 në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 91 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Sipas SHSKUK’së, 22 pacientë të shtrirë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19. 1 pacientë është në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa 55 pacientë janë me oksigjenoterapi.

Shkrimi i plotë:

ShSKUK : 91 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, 22 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 55 me oksigjeno-terapi, 1 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 78 pacientë të shtrirë, 12 prej tyre Covid-19 pozitivë: – Klinika Infektive, 31 pacientë, – Klinika e Pulmologjisë, 46 pacientë, – Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente;

Në spitalet e përgjithshme, 13 pacientë, 10 prej tyre Covid-19 pozitivë, 8 me oksigjeno-terapi: – Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, – Spitali i Vushtrrrisë, 1 pacient, – Spitali i Gjilanit, 10 pacientë.