Fjalë Kyçe

Me pite e gullash, Veseli drekon me familjen për Kurban Bajram

Me pite e gullash, Veseli drekon me familjen për Kurban Bajram

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në ditën e Kurban Bajramit, ka vendosur që të qëndrojë me familje për drekë.

Ai ka thënë se kështu e kërkon tradita shqiptare.

“Siç e do tradita jonë, dreka e Bajramit kalohet në familje. Shumë urime nga familja Veseli”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Gjatë ditës, Veseli porositi për unitet dhe uroi të shërbejë kjo festë që të heqim mendjen e keqe për njëri-tjetrin.