Fjalë Kyçe

“Më quajtën majmun dhe më fajësuan për dështime”, Mbappe sulmon ashpër mediat

“Më quajtën majmun dhe më fajësuan për dështime”, Mbappe sulmon ashpër mediat

Kylian Mbappe ka folur për mungesën e tij tek kombëtarja e Francës gjatë grumbullimeve të fundit.

Sulmuesi zbuloi se ai ka pasur një bisedë me Didier Deschamps gjatë shtatorit, aty ku i tregoi atij se nuk ishte në gjendjen e duhur fizike ose mendore për të luajtur për Francën.

“Unë kisha një bisedë paraprake me trajnerin ku i kërkova të mos shkoja sepse po e njihja një shtet të ri, një shtëpi të re dhe nuk isha në formën më të mirë”, ka thënë Mbappe.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe mungesën e një pushimi, diçka që ka ndikuar tek paraqitjet e tij në fushë.

Nga forma tek Real Madridi, rasti i dhunimit në Suedi dhe mungesa e tij tek Franca – Mbappe ka folur për të gjitha
Lexo po ashtu
Nga forma tek Real Madridi, rasti i dhunimit në Suedi dhe mungesa e tij tek Franca – Mbappe ka folur për të gjitha
Mbappe po ashtu ka diskutuar edhe rolin e tij si kapiten i Francës, duke thënë se edhe Antoine Girezmann ishte i përshtatshëm për atë pozicion.

“Griezmann e pati legjitimitetin që të jetë kapiten. Trajneri më tha mua: A do të doje të ishe kapiten i kombëtares së Francës”.

Mbappe e pranoi këtë nder, por shprehi nervozizmin e tij për raportimet e rreme sa i përket lidershipit të tij.

Ai gjithashtu kritikoi mediat për mënyrën se si e portretizuan raportin e tij me kombëtaren dhe tifozët.

“Njerëzit gënjyen për mua. Në Euro 2021, ata gënjyen nga dita e parë deri tek ajo e fundit, ata më quajtën majmun dhe më fajësuan për dështimet”, përfundoi francezi.