Fjalë Kyçe

“Më ranë gotat mbi kokë”, gruaja e moshuar rrëfen pas tërmetit në Shqipëri

“Më ranë gotat mbi kokë”, gruaja e moshuar rrëfen pas tërmetit në Shqipëri

E gjendur në një prej çadrave të montuara në stadiumin e Durrësit, fill pas tërmeteve, një grua tregon për Top Channel se ku ndodhej në çastet e lëkundjeve dhe se si e përjetoi gjithçka që ndodhi.

“Isha duke fjetur dhe po e vërej më është dukur sikur po më tund dikush. Kur u zgjova pash se çka po ndodhë. Dola tek kuzhina dhe më ranë gotat mbi kokë. Pastaj kam dal shpejt jashtë”, ka thënë ajo, teksa ka treguar për lëndimet që ka marrë.

“Më dhemb koka pak dhe më merren mendtë shumë. Banesa është bërë gropë”, është shprehur e moshuara.

Mbrëmë në Shqipëri ka pasur disa herë tërmete. Në Tiranë janë 187 banesa të dëmtuara, në Durrës 56 persona në spital dhe 188 banesa të dëmtuara.

Qeveria është mbledhur në ministrinë e Mbrojtjes. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka duke folur për dëmet tha se ka pasur kryesisht dëme materiale në Durrës dhe Tiranë.