Fjalë Kyçe

Me rastin e ditëlindjes, djali i Inva Mulës dhe Pirro Çakos prezanton të dashurën

Me rastin e ditëlindjes, djali i Inva Mulës dhe Pirro Çakos prezanton të dashurën

Anthony Çako është djali i artistëve të njohur shqiptarë, Inva Mula dhe Pirro Çako. Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku ndan herë pas here foto dhe video të ndryshme.

Së fundmi, Anthony ka prezantuar të dashurën, Alice Blue, e cila ka pasur ditëlindjen.

26-vjeçari i ka bërë një urim shumë të bukur, duke postuar një foto të saj nga një ambient romantik, ku ka shkruar: “Vajza e ditëlindjes”, shoqëruar me një zemër.


Kujtojmë që Anthony është muzikant, njëjtë si prindërit e tij.

/abcnews