Fjalë Kyçe

Me shqiponjën dy krenare në unazë, shqiptarja mahniti Belgjikën duke fituar “The Voice Kids”

Me shqiponjën dy krenare në unazë, shqiptarja mahniti Belgjikën duke fituar “The Voice Kids”

Shqiptarja e talentuar, Gala Aliaj, është shpallur fituese e “The Voice Kids” në Belgjikë.

Gala, vajza adoleshente e artistit shqiptar Robert Aliajt shkëlqeu në ‘The Voice Kids’ në Belgjike duke e fituar kompeticionin, pas javëve të tëra konkurrimi.

Këngët që i dhanë fitoren mbrëmjen e së premtes ishin ‘Goodbye Yelloë Brick Road’ nga Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ nga Adele.

Vajza e vogël e artistit shqiptar ka mahnitur jurinë e “The Voice Kids” në Belgjikë që në fazën e audicioneve të fshehta, ku bëri të katërt anëtarët e jurisë të kthenin karriget që në notat e para muzikore.

Ndërkohë përveç talentit në këndim, Gala është edhe shumë patriotike. Këtë e shprehu më së miri ku në këtë natë të madhe për të në dorë mbante një unazë me shqiponjë.

Ashtu siç Gala rrëfeu në emisionin “Top Talk”, ditën e sotme, ishte një vendim i minutave të fundit, vetëm 2 minuta para se konkursi të mbyllej, vendim ky që u “kurorëzua” me fitore.

Fitorja e këngëtares shqiptare u përkrah nga gjithë Belgjika në “The Voice”.