Fjalë Kyçe

Më shumë se 1 mijë fëmijë janë trajtuar për një javë në Klinikën e Pediatrisë

Më shumë se 1 mijë fëmijë janë trajtuar për një javë në Klinikën e Pediatrisë

Për të paktën një javë, Klinika e Pediatrisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është mbingarkuar me fëmijë, të cilët po kërkojnë trajtim ambulantor dhe spitalor

Sipas raportit javor nga kjo klinikë, për një javë janë trajtuar 1,163 fëmijë shkruan Gazeta Shneta.

“Nga numri I përgjithshëm i rasteve, 785 kanë qenë vizita më kuadër të Emergjencës Pediatrike, kurse 378 vizita në Amulancat specialistike. Brenda javës për trjatim spitalor janë pranuar 206 fëmijë.”, thuhet në njoftimin e fundit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Përgjatë muajit korrik, klinika ka trajtuar 3,712 raste, duke përfshirë këtu 2,409 vizita në Emergjencën Pediatrike dhe 1,303 vizita në ambulancat specialistike.