Fjalë Kyçe

Më shumë se tri orë pritje në Merdar

Më shumë se tri orë pritje në Merdar

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për pritjet e në hyrje dhe dalje të pikave kufitare.

Sipas njoftimit, pritjet më të mëdha janë në dalje të Merdarit, ku qytetarët duhet të presin më shumë se tri orë për të dalë nga Kosvoa, ndërkaq hyrjet janë 10-15 minuta.

Deri në dy orë janë pritjet në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ndërkaq daljet janë deri në 10 minuta.

Ndërkaq në Jarinje dhe Mutivodë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në një orë, kurse pritjet për hyrje jo më shumë se 15 minuta.

Më pak pritje ka në Vërmicë e Muçibabë, maksimumi është 10 minuta.