Fjalë Kyçe

Më të vlerësuarit e 2018, Mbappe është “mbreti”

Më të vlerësuarit e 2018, Mbappe është “mbreti”

Një vit, transferime, paraqitje të shkëlqyera, mosha perfekte: të gjitha ndikojnë që një pjesë e futbollistëve më të mirë në botë të kenë rritje të detyruar çmimi dhe Transfermarkt.de ka publikuar formacionin e futbollistëve vlera e të cilëve ka pasur rritjen më të madhe në vitin që sapo lamë pas.

Në portë është Alisson, i cili vlen plot 49 milionë euro se një vit më parë, me çmimin që tashmë shkon te 65 milionë eurot, edhe pse Liverpool e pagoi më shtrenjtë, sepse merkatoja nuk është vetëm matematikë, por edhe ankand dhe fiton kush ofron më shumë.

Lucas Hernandez ka shkëlqyer tek Atletico Madridi dhe Franca, ndaj vlen 40 milionë më shumë se vjet, ndërsa rritje të paparë kanë pasur edhe Van Dijk e Joao Cancelo. Gjithsesi, mbrojtësi me rritjen më të madhe të çmimit në planet është Mathijs de Ligt i Ajax, i cili vlen 60 milionë euro më shumë se një vit më parë.

Në mesfushë Coutinho e De Bruyne vlejnë 75 milionë euro më shumë, ndërsa De Jong i Ajax vlen 56.5 milionë euro më shumë.

Sulmi është stratosferik, sepse Eden Hazard vlen 75 milionë euro më shumë se vjet, ndërsa Salah e Mbappe vlejnë 110 milionë euro më shumë, transmeton telesporti.

Francezi është edhe mbreti i formacionit, sepse tashmë vlen 200 milionë euro. Sa për krahasim, Neymar në Transfermarkt vlen 180 milionë euro, edhe pse PSG e pagoi 222 milionë për t’ia rrëmbyer Barcelonës.