Pasi që, koha është ende e mirë, qytetarët po shfrytëzojnë rastin që të marrin edhe ca rreze dielli.
Mirëpo, këtë po vazhdojnë ta bëjnë shumë persona që janë duke punuar në punë të shtetit, të cilët po i përdorin veturat zyrtare, shkruan Gazeta Insajderi.
Një lexues i Insajderit, ka dërguar disa fotografi në adresë të redaksisë, ku shihet që një veturë me targa 4Z, po kalon në kufirin me Shqipërinë. Në veturë, shihen edhe disa persona të tjerë përveç shoferit.