Fjalë Kyçe

Media austriake: “Non-paper” për ndryshimin e kufijve në Ballkan po mbahet në dry brenda BE-së

Media austriake: “Non-paper” për ndryshimin e kufijve në Ballkan po mbahet në dry brenda BE-së

Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkimit Europian po e mban “në çelës” një dokument “non-paper” në të cilin propozohen ndryshimet e kufijve në Ballkanin Perëndimor, pretendon agjencia austriake e lajmeve APA.

Kryeministri slloven Janez Jansa, vendi i të cilit do të mbajë presidencën e ardhshme të BE-së, propozoi, sipas raporteve të mëparshme të medias sllovene, një ndryshim të ri të kufijve në Ballkan, njofton Klan Kosova.

“Pas një kontrolli të hollësishëm, duhet t’ju informoj se nuk mund t’ju japim qasje në atë dokument,” ishte përgjigjja e Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit të BE-së në kërkesën e APA, shkruan Tanjug.

U shpjegua se publikimi i dokumentit të vetëm që ka ky institucion i BE do të rrezikonte marrëdhëniet ndërkombëtare.

Sipas mediave sllovene, ky dokument i nënshkruar me propozime për kufij të rinj në ish-Jugosllavi, Jansa, duke anashkaluar rrugën zyrtare, iu dorëzua presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel.

Sidoqoftë, kjo nuk u konfirmua kurrë dhe Jansa mohoi që qeveria sllovene të kishte lidhje me atë dokument.

Përndryshe, shton APA, dokumenti thotë se, nëse propozimet arrijnë në publik, dokumenti duhet të refuzohet.

Sllovenia do të marrë presidencën e BE në 1 korrik dhe ka njoftuar se dëshiron t’i kushtojë vëmendje të veçantë afrimit të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin.