Fjalë Kyçe

Media zvicerane shkruan për kosovarët që po mashtrohen me bileta të avionit

Media zvicerane shkruan për kosovarët që po mashtrohen me bileta të avionit

Agjencitë kosovare të udhëtimit po i mashtrojnë bashkëatdhetarët e tyre me biletat e avionit për festat e fundvitit, kështu e titullon artikullin mediumi zviceran 20minuten.ch në lidhje me mashtrimet që po ndodhin me diasporën kosovare në Zvicër për çmimet dhe anulimet e rezervimeve të biletave.

Udhëtimi tek familjet e tyre për festa të fundvitit u shndërrua në një katastrofë për shumë kosovarë pasi nuk dihet nëse do t’ju kthehen paratë për tiketat e tyre të aeroplanit, transmeton Gazeta Express.

Tiketat e avionit janë të shtrenjta sidomos për festat e fundvitit, ofruesit e dyshimtë të këtyre biletave po e shfrytëzojnë këtë mundësi.

Një grua nga Lucerni i Zvicrës ka rezervuar dy fluturime për Kosovë përmes Prishtinajet në dhjetor.

“Prindërit e mi u gëzuan pasi më në fund mund t’i shohin familjarët e tyre sërish”, ka thënë ajo e më pas fluturimi u shtye njëherë, i njëjti u anulua në ditën e krishtlindjeve. Asnjë informacion nuk është pranuar tutje.

Sipas saj ka pasur kaos dhe dëshpërim të madh në aeroport dhe situata ka qenë stresuese për babain e saj.

“Ai dëshiron që t’i shohë familjarët e tij çdo vit dhe për këtë arsye ne kemi rezervuar dy fluturime për 1500 franga që t’i kursej nga problemet”.

Ata kanë kërkuar një rimbursim nga kompania por s’është e sigurt nëse do t’i kthehen paratë.